Në ndeshjen ndërmjet Evertonit dhe Manchester Unitedit, në tribunat e Goodison Park ishte edhe një bionde, e cila ishte e veshur me simbolet e Chelseat.
Ajo tërhoqi vëmendjen e tifozëve dhe shikuesve, të cilët u interesuan në rrjetet sociale se kush ishte femra misterioze.
Dhe tash është mësuar identiteti i saj. Biondja quhet Emily Rogawski dhe është nga New Yorku, ndërsa së fundmi ka udhëtuar nëpër Angli për të ndjekur pasionin e saj për futbollin, njofton Telegrafi.
Si një tifoze e flaktë e Chelseat, biondja ishte në Etihad Stadium për të përcjellë përballjen ndërmjet Manchester Cityt dhe Bluve të shtunën, kurse të dielën e ndoqi edhe sfidën në Goodison Park.
Përndryshe, ajo tash është e bazuar në qytetin e Liverpulit dhe e ka sqaruar arsyen pse e përcolli takimin ndërmjet Evertonit dhe Djajve të Kuq me bluzë të Chelseat.
“E dua Chelsean dhe e dua futbollin! Prandaj nuk do ta humbja një ndeshje si kjo! Sidomos kur biletat ishin 15 funte!”.
“Të jesh amerikane dhe të jetosh në Angli është një ëndërr, me gjithë futbollistët që po më rrethojnë, prandaj përpiqem të shkoj në sa më shumë ndeshje që mundem”, ka thënë bukuroshja. /Telegrafi/