Sot para Gjykatës Themelore Shkupi 1 është arrestuar një person që ju është afruar policisë dhe i njejti është dërguar në stacionin policor në Bit Pazar.
Sipas policëve që e kanë ndaluar personin I.I (57 vjeç), ai ka pasur eksploziv të ngjitur me trupin e tij.
Nga MPB nuk i konfirmojnë detajet por thonë se do të dalin me deklaratë pas disa orëve kur do t’i kenë të gjithë faktet e siguruare.
Përndryshe, shtatë pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës iu shqiptua burg i përjetshëm, të tjerëve gjithsejtë 746 vjet burg./Telegrafi/