Në një aksident komunikacioni ka vdekur një lojtar i futbollit, pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë për moshat deri 15 vjeçare, si edhe anëtar i ”Akademia Pandev”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas gazetës ”Makedonski Sport”, Filip Llazarevski është njëri nga personat e gjetur të mbytur nga aksidenti i mbrëmshëm i motoçikletës. Llazarevski është konsideruar si njëri nga futbollistët më me perspektivë i ”Akademia Pandev”./Telegrafi/