Malia Obama ditë më parë u raportua se tashmë ka një të dashur.
Vajza e ish-presidentit të SHBA-ve, Barack Obama është parë duke u puthur me një djalë të panjohur për publikun.
Por, revista e mirënjohur britanike Daily Mail ka zbuluar identitetin e djaloshit që i rrëmbeu zemrën Malias.
Sipas këtij mediumi, ai është 19-vjeçari, Rory Farquharson, i cili vjen nga Britania e Madhe.
Djaloshi studion në të po të njëjtin universitet si Malia, e cila është regjistruar këtë vit në Harvard.
Djaloshi 19-vjeçar i përket një familje të investuesve në banka dhe ka lidhje me familjen mbretërore britanike pasi që është kushëri me mbretëreshën e Buckingham Palacet.
Vlen të theksohet se miqtë, djaloshin e përshkruajnë si person që nuk është stabil në lidhje dhe se shumë shpesh i ndërron të dashurat. /Telegrafi/