Qeni i presidentes moldave Maja Sandu kafshoi presidentin austriak Alexander Van der Bellen në dorë, gjatë vizitës së këtij të fundit në Moldavi.
Pamjet e këtij incidenti kishin bërë xhiron në internet derisa presidentja moldave kërkoi falje në anglisht dhe shpjegoi se qeni kishte frikë nga një numër i madh njerëzish aty pranë, transmeton Telegrafi.
Presidenti austriak iu afrua qenit dhe kështu duke e përkëdhelur, qeni reagoi duke i kafshuar dorën.
Maia Sandu’s dog bit the Austrian president when he tried to pet it
The Moldovan President sheltered a stray dog, which had lost a leg in an accident. The dog, named Codrut, was probably frightened by a stranger and therefore bit Alexander van der Bellen’s finger. Sandu… pic.twitter.com/dOUdQn2NjW
— NEXTA (@nexta_tv) November 16, 2023
Van der Bellen u shfaq me dorën e fashuar në takimin e tij të radhës, me kryetarin e parlamentit të Moldavisë.
Tani zyra e tij si duket ka dalë me një deklaratë për të treguar gjendjen e tij shëndetësore.
“Ishte një plagë e vogël që u trajtua me fashë”, potencoi zyra e tij, duke shtuar se presidenti austriak “është mirë”.