Site icon Telegrafi

Mësohet emri i vajzës së parë të Ryva Kajtazit

Ryva Kajtazi ka marrë dhuratën më të mirë të jetës.

Këngëtarja është bërë nënë për herë të parë javën e kaluar ndërsa lindjen e ka bërë në një prej spitaleve private të Shkupit.

Ryva ka sjellë në jetë një vajzë, të cilën sipas burimeve të Telegrafit e ka pagëzuar me emrin Dorela.

Këngëtarja ka kurorëzuar lidhjen disavjeçare me Fidanin në një ceremoni luksoze në ishujt Maldive.

Ndryshe, “Krejt kena me i bo” është kënga e fundit e Ryvës, të cilën e ka shoqëruar me videoklip që është shikuar mbi një milion herë në YouTube. /Telegrafi/

Exit mobile version