Me dy gra të vrara ka përfunduar një tragjedi e shkaktuar nga kosovari R.B. 54 vjeç që jeton në Zvicër, mëngjesin e së hënës.
Njëra nga dy gratë e vrara në banesën në kantonin e Argaut, sipas mediave zvicerane, është bashkëshortja e vetë dorasit, 38-vjeçare, ndërsa edhe për tjetrën supozohet të jetë anëtare e familjes.
Siç raporton gazeta zvicerane Blick, kosovarja që dyshohet se u vra sot nga bashkëshorti i saj quhet Alma, ndërkaq mbiemri i saj nuk është bërë i ditur për shkak të hetimeve, njofton Insajderi.
Kosovari i dyshuar për vrasjet është arrestuar në qytezën Hausen të Zvicrës, aty edhe ku banonte.