Telegrafi

Mësohet e vërteta e videos në të cilën shfaqet parashutisti duke fluturuar i cili për pak sa nuk përplaset me një aeroplan (Video)

Një video e cila është duke qarkulluar në internet ka ndarë përdoruesit e rrjeteve sociale në dy grupe, për faktin se në të shfaqet një burrë i cili derisa po fluturonte me parashutë dhe po filmonte bukuritë natyrore me kamerën e vendosur në helmetë, hasë në një aeroplan që lëviz me shpejtësi të madhe shumë pranë tij.

Njëri grup beson se videoja e cila është publikuar në YouTube dhe më pas është shpërndarë në Reddit, është thjesht një mashtrim, derisa grupi tjetër pretendon se kanë parë  raste të ngjashme.

Por nëse e shikoni me vëmendje videon do ta vëreni se në të ka pasur ndërhyrje me efekte speciale që përdoren në filmat e Hollywood-it, ndërsa autori i videos Jacob Menard pretendon se ngjarja ka ndodhur vërtetë.

Për të shuar të gjitha dilemat ju mbetet ta shikoni videon dhe ta vlerësoni nëse është e vërtetë apo thjesht është edituar me efekte speciale. /Telegrafi/