Një video e cila është duke qarkulluar në internet ka ndarë përdoruesit e rrjeteve sociale në dy grupe, për faktin se në të shfaqet një burrë i cili derisa po fluturonte me parashutë dhe po filmonte bukuritë natyrore me kamerën e vendosur në helmetë, hasë në një aeroplan që lëviz me shpejtësi të madhe shumë pranë tij.
Njëri grup beson se videoja e cila është publikuar në YouTube dhe më pas është shpërndarë në Reddit, është thjesht një mashtrim, derisa grupi tjetër pretendon se kanë parë raste të ngjashme.
Por nëse e shikoni me vëmendje videon do ta vëreni se në të ka pasur ndërhyrje me efekte speciale që përdoren në filmat e Hollywood-it, ndërsa autori i videos Jacob Menard pretendon se ngjarja ka ndodhur vërtetë.
Për të shuar të gjitha dilemat ju mbetet ta shikoni videon dhe ta vlerësoni nëse është e vërtetë apo thjesht është edituar me efekte speciale. /Telegrafi/