Site icon Telegrafi

Mësohet data se kur Mbappe do t’i bashkohet Realit në stërvitje

Kylian Mbappe do t’i humbas ndeshjet parasezaonle të Real Madridit, pasi ai ende po e shijon periudhën e pushimeve.

Sulmuesi francez u largua me pushime pas prezantimit të tij madhështor si një futbollist i ri i Realit përpara një Santiago Bernabeu të stërmbushur.

Tanimë është mësuar se Mbappe do të filloj stërvitjet me Realin më 7 gusht, dhe nuk do të luaj në El Clasicon në SHBA më 3 gusht.

Lexo po ashtu Pse Kylian Mbappe bleu klubin francez për të cilin ai as nuk luajti?

Kjo do të thotë se Mbappe mund të përfundojë të humbasë të gjitha ndeshjet parasezonale për shkak të nevojës së tij për të fituar mprehtësinë e ndeshjes.

Francezi ka të ngjarë të shikojë ndeshjen e Superkupës së UEFA-s kundër Atalantës më 14 gusht, si data për të bërë debutimin e tij në Real Madrid.

Lexo po ashtu Spanjollët shkruajnë për një dramë te Real Madrid: Mbretërit morën kredi të madhe në bankë për Kylian Mbappen

Mbappe duhet patjetër të jetë plotësisht gati për ndeshjen hapëse të La Ligas 2024/25 kundër Mallorca më 18 gusht dhe do të jetë i etur për të luajtur që nga fillimi. /Telegrafi/

Exit mobile version