Telegrafi

Mësohet data për ndeshjen e barazhit mes Ferizajt dhe Lirisë

Ferizaj ka njoftuar se është tërhequr shorti për ndeshjen e barazhit që do ta zhvillojnë kundër Lirisë.

Ndeshja do të luhet më 4 qershor, ndërsa do të përcaktohet se kush do të luajë sezonin e ri në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Më poshtë mund të lexoni njoftimin e plotë (pa ndërhyrje) të Ferizajt:

Sot në ambientet e FFK-së është bërë tërheqja e shortit për ndeshjen e barazhit ndaj KF Lirisë.

Kësisoj, me datë 4 qeshor, në ndeshjen e barazhit në Stadiumin “Zahir Pajaziti”, në Podujevë, skuadra jonë do të jetë në cilesinë e skuadrës vendase.

FC Ferizaj – KF Liria

Një atmosferë e zjarrtë pritet që të krijohet nga tifozëria jonë “UJQIT”, të cilët janë duke punuar në secilën lagje e fshat për të mobilizuar në tërësi tifozërinë. /Telegrafi/