Telegrafi

Mësohet data kur do të paraqitet në fushë skuadra e Chapecoenses

Skuadra braziliane e Chapecoenses do të luajë vitin e ardhshëm ndeshjen e parë pas rrëzimit tragjik të aeroplanit, ku pothuajse u zhduk ekipi dhe stafi teknik.

Konfederata Amerikës së Jugut (CONMEBOL) njoftoi se Chapecoensesdo të luajnë me ekipin Internasional Lages më 29 janar të vitit të ardhshëm.

Lexo po ashtu Këtu mund t'i lexoni të gjitha lajmet rreth Chapecoenses

Chapecoense tashmë ka filluar të ndërtojë një ekip, ku fillimisht solli trajnerin Vagner Mancini dhe së shpejti do të ketë edhe lojtarë të rinj, transmeton Telegrafi.

Kujtojmë se aeroplani që barte ekspeditën e ekipit brazilian u rrëzua në rrugën për Medellin, ku do të luante në finalen e Kupës Libertadores kundër Atletico Nasional, ndërsa humbën jetën 71 pasagjerë.

Chapos iu dha trofeu i kampionit pas iniciativës së rivalëve nga Kolumbia, të cilën gjë e ka pranuar federata e CONMEBOL-it. /Telegrafi/