Rrjeti i famshëm televiziv, Reuters, raporton se shitja e propozuar e Milanit për konsorciumin kinez Sino-Europe Sports do të përfundojë deri në fillim të dhjetorit.
Sipas disa ‘burimeve të kualifikuara’, Silvio Berlusconi kishte nënshkruar një marrëveshje paraprake me grupin kinez.
Shifra që vlerësohet nga klubi sillet rreth 740 milionë euro, me 220 milion euro të cilat janë borxhe të klubit, përcjell Telegrafi.
Konsorciumi ka bërë një pagesë prej 100 milionë euro dhe marrja e tij duhet të shpallet më 3 dhjetor, edhe pse ka ende një shans që kjo të ndodh më 23 nëntor.
Berlusconi pritet të ofrohet në rolin e Presidentit të nderit nga grupi Sino-Europe, megjithatë 80-vjeçari ende nuk ka vendosur nëse ai do të qëndrojë në Milan. /Telegrafi/