Sipas raporteve të fundit, mbyllja për shitjen e Milanit te investitorët kinezë do të shtyhet për 7 prill me një depozitë të re prej 100 milionë eurove.
Mbyllja ishte menduar të jetë nesër(premte), pasi tashmë është shtyrë disa herë, por problemet u shfaqën me mbetjen e 320 milionë eurove që do të dorëzohej te kompania Silvio Berlusconit, Fininvest.
Pasquale Campopiano, i cili ka qenë autoriteti kryesor në të gjithë çështjen që kur filloi vitin e kaluar, thotë mbyllja se zyrtarisht do të shtyhet për 7 prill.
Kjo do të jetë në sajë të pagesës së një depozitë të re prej 100 milionësh, në krye të 100 milionëve të mëparshme, që do të dërgohen në llogaritë Fininvest me 10 mars, përcjell Telegrafi.
Është sugjeruar se avokatët dhe këshilltarët janë duke punuar ditë e natë për të gjetur një përparim në përfundimin e kësaj sage të stërzgjatur.
Problemet duket të jenë se qeveria kineze është në kundërshtim me marrëveshjen, kështu Yonghong Li kishte për të rindërtuar fondet për Sino-Europe Sports në Hong Kong.
Tani ai do të jetë i vetmi aksionar i Milanit, që kanë nevojë për të garantuar 320 milkionë euro për të blerë klubin dhe 100 milionë tjera për transferimin e futbollistëve të rinj.
Campopiano mban China Construction Bank dhe ka qenë shkak për të ndihmuar në financimin e marrëveshjes me 80 milionë euro, por u tërhoq në minutën e fundit.
Një investitor, i cili ishte i gatshëm të paguajë 180 milionë euro, kërkoi një shtesë dy javësh për të përmbyllur investimin. /Telegrafi/