Telegrafi

Mësohet data e lansimit të iOS 18, a është iPhone juaj kompakt për të?

Apple prezantoi serinë më të fundit të telefonave iPhone 16 që vijnë me softuerin iOS 18 të ‘parainstaluar’, por jo të gjithë iPhone-ët janë kompakt me këtë platformë.

Kur të lansohet zyrtarisht më 16 shtator, iOS 18 do të jetë i disponueshëm si një përmirësim falas për iPhone kompakt, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, jo të gjitha modelet e iPhone do të jenë në gjendje të ekzekutojnë iOS 18, madje edhe ato që munden nuk do të marrin të gjitha funksionet e ofruara nga shërbimi i ri Apple Intelligence.

Lajmi i mirë është se nëse keni pasur një telefon kompakt vitin e kaluar, kur keni përditësuar në iOS 17, ajo pajisje duhet të jetë gjithashtu kompakte me iOS 18, sipas Apple.

Lista e modeleve të iPhone, të cilat janë kompakte me softuerin iOS 18:

iPhone SE (gjenerata e dytë ose më i ri)

iPhone XR

iPhone XS

iPhone XS Max

iPhone 11

iPhone 11 Pro

iPhone 11 Pro Max

iPhone 12

iPhone 12 mini

iPhone 12 Pro

iPhone 12 Pro Max

iPhone 13

iPhone 13 mini

iPhone 13 Pro

iPhone 13 Pro Max

iPhone 14

iPhone 14 Plus

iPhone 14 Pro

iPhone 14 Pro Max

iPhone 15

iPhone 15 Plus

iPhone 15 Pro

iPhone 15 Pro Max

iPhone 16

iPhone 16 Plus

iPhone 16 Pro

iPhone 16 Pro Max

Me fjalë të tjera, nëse keni një iPhone të vitit 2017 ose një model më të hershëm (iPhone 8 ose iPhone X), nuk do të jeni në gjendje të përmirësoni në iOS të fundit, por telefoni juaj do të vazhdojë të funksionojë (pa veçoritë më të fundit). /Telegrafi/