Ka disa vite që janë në lidhje dhe shumë shpejt do të kurorëzojnë dashurinë e tyre.
Burak Ozçivit dhe aktorja Fahriye Evcen kurorëzuan dashurinë e tyre ne fejesë muajin që lamë pas, ndërsa data e dasmës tyre është shumë afër.
Mediat turke raportojnë se aktori 33-vjeçar edhe e fejuara 29-vjeçare do të celebrojnë fejesën e tyre në martesë në fillim të qershorit, transmeton Telegrafi.
Gjithnjë sipas Haberturk, dyshja do të zhvilloj një dasmë në prani të disa miqve të ngushtë dhe familjarëve.
Ndryshe, dyshja po vazhdon të paraqiten në seriale të ndryshme ndërsa gjatë këtij viti aktorin do të mund ta shohim edhe në një film turk. /Telegrafi/