Site icon Telegrafi

Mësohet data dhe ora se kur dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Mali i Zi

Është mësuar edhe zyrtarisht data dhe ora se kur do të dalin në shitje biletat për ndeshjen e Kosovës me Malin e Zi.

‘Dardanët’ do të përballen me malazezët më 14 tetor në ‘Fadil Vokrri’ derisa ndeshja e parë kishte përfunduar 1-1.

Interesimi i tifozëve vazhdon të jetë i madh për ta shikuar Kosovën sa herë luan në Prishtinë për kualifikimet në Euro 2020.

Uebsajti që përkujdeset për shitjen e biletave ‘’tiks.app’’ nëpërmjet një statusi në Facebook ka shkruajtur se biletat do dalin në shitje më 7 tetor në orën 16:00.

“Biletat e ndeshjes Kosova vs Mali i Zi do te dalin ne shitje online me 07.10.2019 ne oren 16:00. Suksese”, shkruhet në njoftimin e ”tiks.app”. /Telegrafi/

Exit mobile version