Të shtunën u raportua se Marina dhe Geti do të martohen në shtator.
Data 10 do jetë momenti kur çifti do i japin fund beqarisë në Prishtinë në një ceremoni mes miqve dhe familjarëve.
Por cilat janë detajet tjera?
Për habinë e shumëkujt, dasma do të ketë një numër shumë të kufizuar të të ftuarve të cilët sipas burimeve të Prive.al nuk do e kapin as shifrën e 200 personave.
Tutje, lokacioni i zgjedhur është në qendër të Prishtinës.
Ndryshe prej tendencës për të zhvilluar ceremonitë në ambient të hapur, dyshja nuk do eksperimentojnë shumë në këtë pjesë.
Geti dhe Marina do i japin fund beqarisë në një prej sallave të hotelit luksoz Swiss Diamond.
Ashtu siç kemi bërë të ditur, për transformimin e ambientit do merret Alketa Vejsiu me kompaninë e saj Class Events që synojnë të sjellin diçka të paparë deri tani. /Prive/Telegrafi/