Telegrafi

Mësohet çmimi i Xbox Serie X

Çmimet e Xbox Series X nga një shitës me pakicë kanë dalë para datës së lëshimit të tij në nëntor.

Raportet e fundit të Xbox Series X na kishin thënë që tastiera e re Xbox do të ishte më e lirë se Sony PS5.

Këto raporte ishin bazuar në komente të pabazuara nga blogeri i Reddit, Dusk Golem, i cili siç duket ka dëgjuar informacione që jo vetëm që ishte Xbox Series X “shumë më i fuqishëm se PS5” por që do të jetë edhe më e shtrenjtë, transmeton Telegrafi.

Një tastierë më e fuqishme që ishte edhe më e lirë? Tingëllon shumë mirë për të qenë e vërtetë.

Epo, një rrjedhë e re sapo ka treguar që mund të kishte qenë shumë mirë për të qenë e vërtetë, në fund të fundit .

Kjo pasi, siç u shfaq në Twitter nga përdoruesi @THTHEREDDRAGON, tregon se çmimi i Xbox Series X është në të vërtetë 599 dollarë. /Telegrafi/