Gjatë udhëtimit me avion, kapiteni i Turqisë, Arda Turan, sulmoi ashpër fizikisht dhe verbalisht gazetarin e gazetës turke “Milliyet”, Bilal Meshe, për shkak të një artikulli të shkruar nga ky i fundit pas përfundimit të Kampionatit Evropian “Francë 2016” ku zbardhej një përçarje e madhe brenda grupit të futbollistëve të kombëtares.
Përçarja e futbollistëve turq kishte si shkak ndarjen e premios prej 500 mijë eurosh të kualifikimit në Europian.
Ajo u nda në mënyrë të barabartë për të gjithë lojtarët e kombëtares, përveç sulmuesit Burak Yilmaz të cilit nuk iu dha pjesë prej mungesave të shpeshta në grumbullime si pasojë e dëmtimeve.
Yilmaz u ndie i fyer nga trajneri Fatih Terim pas përjashtimit nga premioja dhe në krah të tij doli mesfushori i Barcelonës, njëkohësisht kapiteni i kombëtares turke, Arda Turan.
Ky i fundit i kërkoi llogari trajnerit dhe mes tyre pati përplasje të forta, të cilat u cilësuan nga media turke si shkaktare për paraqitjen e dobët të përfaqësueses në Evropian, ku Turqia u eliminua që në fazën e grupeve.
Tashmë është marrë vendimin dhe Turan është përjashtuar nga Kombëtarja turke.
Ai do të mungojë në ndeshjen kundër Kosovës që zhvillohet me 11 qershor.