Site icon Telegrafi

Mësohet arsyeja se përse Icardi po dështon në karrierë: Argjentinasi bën seks 12 herë në ditë me Wanda Naran

Mauro Icardi bën seks me gruan Wanda Nara deri në ’12 herë në ditë’ sipas një thashetheme të shpërndarë nga Daniele Adani.

Italiani u shfaq në transmetimin e Christian Vierit në Twitch vitin e kaluar dhe dyshja filluan të diskutojnë për jetën seksuale të futbollistëve.

Për The Sun, një diskutim që përfshin Icardin dhe Naran doli dhe ata pretendojnë se dyshja mund të kryejnë marrëdhënie deri në 12 herë në ditë.

 

Nara punon si  agjente e superyllit të Paris Saint-Germain, Icardit dhe pranoi që në vitin 2020 sulmuesi refuzon seksin nëse skuadra e tij humbet.

Komentet e saj erdhën pasi ish-trajneri i Interit, Antonio Conte, i cili shiti Icardin te PSG në vitin 2019, pretendoi se futbollistët duhet të përpiqen të harxhojnë sa më pak energji gjatë seksit, shkaku që gjasat për t’u lënduar rriten në mënyrë enorme.

Kur Wanda u pyet për pretendimet e trajnerit aktual të Tottenham Hotspurit, 35-vjeçarja foli për zhgënjimet e burrit të saj kur PSG humbi një ndeshje.

Lexo po ashtu Operacioni fshesa te PSG, parisienët nxjerrin në shitje plot 11 futbollist

Modelja dhe prezantuesja televizive i tha revistës italiane Repubblica delle Donne: “Nuk di çfarë të them”.

“Ai duhet ta provojë para ndeshjes, por Mauro është shumë profesionist dhe nuk bën asgjë para ndeshjes”.

“Vetëm pas dhe nëse ndeshja shkoi mirë. Nëse nuk shkon mirë, ai nuk dëshiron as të më shikojë”, ka shtuar më tej ajo.

Ëanda është bërë një figurë e diskutueshme pasi hoqi dorë nga ish-bashkëlojtari i Icardit, Maxi Lopez për sulmuesin. /Telegrafi/

Exit mobile version