Shumë mediume dhe njerëz ishin mbledhur në Sant Joan Despí për të marrë pjesë në konferencën e lamtumirës së Andres Iniestas.
Mesfushori njoftoi largimin prej Barcelonës pas më shumë se 20 vjetësh në klub.
Ai nuk e bëri të qartë të ardhmen, por pohoi se nuk do të jetë në Evropë. Ai nuk dëshiron të konkurrojë kundër ish-ekipit.
Por, ajo që ra në sy ishte mungesa e dy prej lojtarëve kryesor të ekipit, sidomos së kapitenit të ardhshëm – Lionel Messit dhe Luis Suarezit.
Sipas “Mundo Deportivo”, mungesa e Messit ishte për shkak se argjentinasi është dashur të paraqitet para zyrtarëve lokal së bashku me bashkëshorten për të marrë pasaportat e reja.
Sa i përket Suarezit nuk dihet asgjë, megjithëse nuk ishte aty, uruguaiani e kujtoi ish-bashkëlojtarin përmes rrjeteve sociale.
Ndryshe, 33-vjeçari ka fituar gjithsej tetë tituj të La Ligës dhe katër tituj në Ligën e Kampionëve, por gjithashtu edhe dy Kampionate Evropiane dhe një Kupë të Botës. /Telegrafi/