UEFA e vendosi Kosovën në Grupin I kualifikues për Botërorin “Rusia 2018” për shkak se paraprakisht vendosi që mos t’i lejohet një përballje me Bosnjën për shkaqe sigurie.
Pasi që Bosnje e Hercegovina është pjesë e Grupit H, Kosovës i mbeti vetëm një vend i lirë dhe ky ishte Grupi I, sipas SkySports.
Dy Grupet, ai I dhe H, kishin nga pesë kombëtare dhe ishte nga një vend i lirë, që sot u mbushën nga dy anëtarët më të rinj të FIFA-s, Kosova dhe Gjibraltari.
Tani nëntë grupet kualifikuese kanë nga gjashtë ekipe.
Kosova në Grupin I do të luajë me Finlandën, Islandën, Kroacinë, Ukrainën dhe Turqinë.