Formulimi i deklaratës mbi vendimin për Francesco Acerbin e bën të qartë se ndërsa ata besojnë se Juan Jesus ndjeu se ishte abuzuar në mënyrë racore, ka një ‘mungesë provash’ për të dënuar mbrojtësin e Interit.
Acerbi rrezikoi një pezullim me 10 ndeshje nëse konfirmohej abuzimi racist, ndaj kjo ishte një çështje shumë delikate duke pasur parasysh se ai mohoi të ketë bërë ndonjë koment të tillë
Vendimi i pafajësisë sigurisht që po ‘ngre vetulla’ dhe leximi i shpjegimit të dhënë nga gjyqtari i rastit, jep një pasqyrë se si u vlerësua situata.
Deklarata konfirmon atë që pamë në televizion, që është se në minutën e 13-të të pjesës së dytë në barazimin 1-1 të Napolit ndaj Interit, mbrojtësi i Napolit , Juan Jesus i tha gjyqtarit se kishte marrë një fyerje raciste nga Acerbi.
“Reagimi i Acerbit ndaj Juan Jesus është padyshim i përputhshëm me shprehjen e një fraze ofenduese, por jo aq e qartë sa të perceptohet nga lojtarët e tjerë, gjyqtarët apo zyrtarët jashtë fushës”.
“Autori” nuk mohon se komentet e tij ishin fyese apo kërcënuese, por pa dyshim në mirëbesimin e lojtarit të Napolit, përmbajtja diskriminuese u perceptua vetëm nga pala e “ofenduar” (Juan Jesus), pa mbështetjen e ndonjë audioje, video ose dëshmi e dëshmitarit okular”.
“Sjellja diskriminuese, veçanërisht kur i referohet racës, duhet të sanksionohet me ashpërsinë maksimale, por sanksione të tilla serioze gjithashtu duhet të mbështeten për të ofruar siguri të arsyeshme”.
“Sigurisht që kishte prova për ndonjë fyerje, por duke qenë se përmbajtja e rëndë diskriminuese ishte e kufizuar në fjalën e personit të ofenduar, pa asnjë provë tjetër mbështetëse, të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, ne nuk mund ta konsiderojmë këtë të dëshmuar”, thuhej në arsyen që ka dhënë gjykata./Telegrafi/