Telegrafi

Mësohet arsyeja e vërtetë e largimit nga fusha e Timo Wernerit, futbollisti mund të pensionohet (Video)

Timo Werner,  javën e kaluar ishte kryetemë e mediave botërore sportive.

Sulmuesi i skuadrës së RB Leipzigut, Werner është larguar në minutën e 32 të takimit të Ligës së Kampionëve kundër Besiktasit.

E gjithë kjo pasi që 21-vjeçari raportohet se nuk ka mundur ta përballojë zhurmën e fishkëllimave të tifozëve të skuadrës turke.

Por, tani është zbuluar se pse ai duhej të linte ndeshjen në Stamboll: zhurma ishte e bezdisshme dhe kjo i shkaktoi vështirësi të mëdha në qarkullimin e frymëmarrjes.

Werner po pret që mjekët të vendosin se si do të trajtohet kjo sëmundje, por siç shkruajnë mediat gjermane, është e qartë se me një sëmundje kaq serioze, e ardhmja si lojtar profesionist e Werenerit është në pikëpyetje të madhe.

Kujtojmë se Leipzig ka pësuar humbje me rezultat 2-0, e cila gjë bëri që gjermanët të jenë në pozitën e parafundit të grupit.

Ndryshe, Werner në sezonin aktual ka shënuar gjashtë gola në tetë paraqitje ndërsa Leipzig zë pozitën e dytë në renditjen tabelore të Bundesligës. /Telegrafi/