George Michael papritmas ka ndërruar jetë këtë vit dhe kjo ka bërë që të hamendësohen fansat e këngëtarit rreth vdekjes së këngëtarit.
Kjo ka zgjuar edhe dyshimet rreth shkakut të ndërrimit të jetës së këngëtarit britanik, i cili kohë më parë kishte lënë konsumonim e drogave të ndryshme.
Tek sot, mjeku ligjor ka nxjerrë rezultatin përfundimtar pas obduksionit duke thënë se i “ndjeri ka vdekur në mënyrë të natyrshme”, transmeton Telegrafi.
Mjeku ligjor ka shtuar se “George ka pasur mëlçinë e dëmtuar dhe zemrën e dobësuar”.
Kujtojmë se George Michael vdiq me 25 dhjetor të vitit të kaluar, ai pas vetës la një karrierë të bujshme muzikore.
Më poshtë kemi top 10 këngët e këngëtarit që njihet pvr hite të tilla si “Careless Whisper”, “Faith” dhe të tjera. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=3EGFAQF5ZwY