Site icon Telegrafi

Mësohet arsyeja e ndarjes së Jennifer Lopez nga Alex Rodriguez

Vetëm një muaj pasi hodhi poshtë thashethemet për ndarjen nga Alex Rodriguez, Jennifer Lopez, po vazhdon sërish e vetme.

Ylli dhe lojtari i bejsbollit publikuan një deklaratë më 15 prill duke njoftuar për fundin e fejesës së tyre.

“Ne i urojmë më të mirën njëri-tjetrit dhe fëmijëve të njëri-tjetrit. Për respekt të tyre, i vetmi koment tjetër që duhet të themi është faleminderit për të gjithë ata që na kanë mbështetur”, thuhet në deklaratë të tyre.

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez (Foto: Getty Images)

“Ajo këmbënguli për këtë. Ka shumë çështje që nuk janë zgjidhur”, thotë një mik i Lopez, i cili ka filmuar komedinë e saj të ardhshme “Shotgun Ëedding” në Republikën Dominikane gjatë muajve të fundit.

Në fund, thonë burimet, Lopez nuk mund t’i ‘besonte plotësisht’ Rodriguez, i cili udhëtoi për ta vizituar atë në Republikën Dominikane ditë pasi qarkulluan lajmet e ndarjes.

Lexo po ashtu Edhe pas ndarjes, Jennifer Lopez vazhdon ta mbajë unazën 1.8 milionë dollarëshe me të cilën i propozoi Alex

“Ajo nuk ndihej mirë dhe nuk mendoi se ishte në interesin e saj të qëndronte me Alex”, thuhet më tej.

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez (Foto: Getty Images)

Ish-çifti, të cilët u fejuan në Bahamas në mars të vitit 2019 pas dy vitesh njohje së bashku – dukej se ishin në humor të mirë gjatë performancës së Jennifer në inaugurimin e presidentit Joe Biden.

“Të dyve u pëlqente të kalonin më shumë kohë së bashku si familje, por ishte e vështirë të mbanin atë shkëndijë speciale kur shiheshin çdo ditë”, thotë një tjetër person i afërt me çiftin, të cilët u detyruan të anulonin dasmën dy herë për shkak të pandemisë.

Tani për tan, ylli i “Hustlers” është përqendruar në atë që i jep asaj gëzimin më të madh: fëmijët dhe punën.

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez (Foto: Getty Images)

Megjithëse përfundimi i gjërave me Rodriguez nuk ishte i lehtë, Lopez ndihet në paqe me vendimin e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version