Sot janë zhvilluar gjashtë ndeshjet play-off për biletat e fundit për Euro 2024, ku kishte përballje shumë interesante.
Gjeorgjia ka shënuar fitore ndaj Luksemburgut me rezultat 2-0, ndërsa Greqia ka fituar ndaj Kazakistanit me rezultat 5-0.
Pikërisht këto dy ekipe do të përballen mes vete me Gjeorgjinë që do të jetë vendas ndaj Greqisë për një biletë në Euro 2024.
Poland, Wales, Greece & Iceland with big wins, while Ukraine complete a late comeback 👏👏👏#EURO2024 pic.twitter.com/1y18qS13V6
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) March 21, 2024
Ukraina fitoi me rikthim ndaj Bosnjës me rezultat 2-1 si mysafir, ndërsa Islanda ishte më e mirë se Izraeli duke fituar me shifrat 4-1.
Ukrana do të luajë ndaj Islandës për biletën tjetër për Gjermani.
Uellsi në anën tjetër ka qenë më i mirë se Finlanda duke fituar me shifrat 4-1, ndërsa Polonia shkatërroi Estoninë me shifrat 5-1.
🇵🇱 Poland's second half… 🤩#EURO2024 pic.twitter.com/Lun8zRLslv
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) March 21, 2024
Uells -Poloni do të jetë finalja tjetër për biletën e fundit në Kampionatin Evropian.
Duele që do të zhvillohen të martën e 26 marsit dhe do të dihen përfundimisht tri ekipet e fundit që luajnë në Euro 2024.
Fituesi i Ligës A (Uells-Poloni) do të jetë pjesë e grupit D në Euro 2024 (Holandë, Francë, Austri).
Fituesi i Ligës B (Ukrainë-Islandë) do të jetë pjesë e grupit E në Euro 2024 (Belgjikë, Sllovaki, Rumani).
Fituesi i Ligës C (Gjeorgji-Greqi) do të jetë pjesë e grupit F në Euro 2024 (Portugali, Turqi, Republikë Çeke).
/Telegrafi/