Përfaqësuesja e Kosovës nesër ndeshet me Islandën në stadiumin ”Loro Boriçi” nga ora 20:45, derisa tri prurjet e reja për këtë duel janë Besart Berisha, Dionis Avdijaj dhe Atdhe Nuhiu.
Mirëpo, çfarë numrash do të bartin këta futbollistë?
Gazetasheshi.com merr vesh se ylli më i madh i Kosovës, Besart Berisha do ta bartë numrin 8. Ardhja tjetër milionëshe, Dionis Avdijaj do ta bartë numrin 11, kurse Atdhe Nuhiu 21.
Kosova pritet të shperthejë nesër. Një gjë të tillë e kishte paralajmëruar edhe përzgjedhësi Albert Bunjaku.