Site icon Telegrafi

Mësohen ngjyrat e fanellave me të cilat do të luajnë Anglia dhe Italia në finalen e Euro 2020

Italia do të veshë fanellat e tyre të kaltra për finalen e Euro 2020, ndërsa Anglia do të veshë fanellat e bardha në Wembley Stadium.

Finalja e madhe e Kampionatit Evropian pritet të zhvillohet të dielën nga ora 21:00.

Tani është konfirmuar se Azzurrët do të luajnë me fanellat e tyre tradicionale të kaltra dhe me pantallona të shkurtra ngjyrë të bardhë.

Lexo po ashtu Italia superiore ndaj Anglisë ndër vite: Fitorja e fundit e anglezëve para 44 vitesh - Tardelli, Zola, Balotelli dhe Pirlo emrat që iu shkaktuan dhimbje ‘Tre Luanëve’

Në anën tjetër, Tre Luanët do të luajnë me të bardha, pavarësisht se disa i bënin thirrje për të përsëritur finalen e Kupës së Botës së vitit 1966 duke veshur fanella të kuqe.

Kjo është diçka për të cilën tifozët më besëtytë të kombëtares kishin shpresuar, sepse në Euro 2020 deri më tani, Italia ka mundur të gjitha skuadrat, veshja tradicionale e të cilëve është e kuqe.

Ata u nisën duke mposhtur Turqinë dhe vazhduan duke mundur Zvicrën, Uellsin, Austrinë, Belgjikën dhe Spanjën.

Sa për portierët, Gianluigi Donnarumma do të vishet me të verdhë, ndërsa Jordan Pickford me jeshile.

Lexo po ashtu Analiza e Andrea Pirlos: Pesë betejat e mëdha që në presin në finalen e Euro 2020 – spikat ajo mes Harry Kane dhe Giorgio Chiellinit

Anglia është gjunjëzuar para çdo ndeshje si gjest anti-racizëm dhe Italia konfirmoi se ata do të bashkoheshin për solidaritet nëse ekipi anglez e kërkon atë.

Kjo kërkesë i është bërë gjyqtarit, kështu që të dy skuadrat do të gjunjëzohen për pak kohë para fillimit të finales. /Telegrafi/

Exit mobile version