Site icon Telegrafi

Mësohen lojtarët që do t’i largojë Conte nga Chelsea

Chelsea këtë javë ka konfirmuar se Antoni Conte do të drejtojë ekipin që nga sezoni i ardhshëm.

Roman Abramovich dëshiron që Chelsea të garojë përsëri për titullin e Premier Ligës dhe Ligës së Kampionëve dhe për këtë i ka ofruar përkrahje strategut italian që dje u bëri një vizitë befasuese klubit lojtarëve të klubit anglez.

Daily Mail ka parashikuar lojtarët që do të mbesin dhe që do të largohen nga Chelsea me ardhjen e Contes.

Chelsea pritet t’i mbajë dy portierët Thibaut Courtois dhe Asmir Begoviq. Spastrim pritet të ketë në mbrojte. Daily Mail shkruan se Conte do të largojë John Terryn dhe Rrahman Baban kurse do të mbesin Branislav Ivanoviq, Cezar Azpilicueta, Kourt Zouma dhe Gary Cahill, transmeton koha.net.

Në repartin e mesfushës do të mbesin Cesc Fabregas, Cameron Loftus-Cheek, Willian, Kenedy dhe Bernard Traore. Do të largohen mesfushorët si, Eden Hazard, Oscar, Nemanja Matiq, John Obi Mikel dhe Pedro.

Në sulm pritet të vijnë emra të rinj pasi Conte do të largojë sulmuesit, Diego Costa, Loic Remy, Falcao dhe Pato.

© KOHA

Exit mobile version