Site icon Telegrafi

Mësohen kundërshtarët e Kosovës U-19 në hendboll

(Foto: kosovahandball.info)

Të mërkurën është tërhequr shorti edhe për Kampionatet Evropiane të grupmoshës U19 në konkurrencë të femrave. Do të garojnë 34 kombëtare evropiane, 16 në Divizionin A dhe 18 në Divizionin B.

Kosova U19 do të garoj në Evropianin e Divizionit B që mbahet në Shkup të Maqedonisë së Veriut prej 10 deri më 18 korrik.

Kosova është në grupin B së bashku me Holandën, Maqedoninë e Veriut, Ishujt Faroe dhe Bosnjë-Hercegovinën. Në grupin A janë Islanda, Bjellorusia, Polonia, Finlanda dhe Britania e Madhe.

Kosova është në një grup të vështirë, por synimi është për të marrë disa fitore. Kjo gjeneratë ishte së bashku dy vjet më parë në Evropianin U-17 dhe tani prej saj priten ndeshje më të mira dhe rezultate.

Natyrisht grupi i lojtareve mund të plotësohet me hendbolliste me perspektivë që do të shfaqin potencial deri në korrik.

Exit mobile version