Jose Mourinho ka bërë gati një listë me emrat e futbollistëve që ka kërkuar të largohen nga Manchester United.
Menaxheri i ri i “Red Devils” është duke bërë gati ekipin për sezonin e ri duke filluar nga largimet.
Dhe, kjo parasheh që përveç ardhjeve të reja, do të ketë edhe largime nga Old Trafford.
Juan Mata, Ander Herrera, Marouane Fellaini e Bastian Schweinsteiger janë nxjerr në shitje nga Mourinho, raporton “Fichajes.net”.
Asnjëri prej tyre nuk zë vend në planet e portugezit për sezonin e ardhshëm.
Special One pritet të ofrojë në skuadër disa lojtarë që i përshtatet karakteristikave të tij të lojës.