Telegrafi

Mësohen finalistët e “Peja Open 2020”, Vesa Gjinaj dhe Fresk Syhlasi do të luftojnë për trofe

Sot janë zhvilluar ndeshjet gjysmëfinale të turneut “Peja OPEN 2020” që po mbahet këto ditë.

Vesa Gjinaj sot mposhti Gresi Bajri tenisten nga Shqipëria me rezultat 6:2, 6:1 për të kaluar në finale në konkurrencën e femrave.

Në konkurrencën e meshkujve, Fresk Sylhasi mposhti bartësin e turneut nga Mali i Zi, Emil Dapcevic me rezultat 6:4 3:6 6:3, në një ndeshje mjaftë interesante.

Në finalen e madhe të garave single do të ndeshën: Vesa Gjinaj me Tea Nikcevic në konkurrencën e femrave, ndërsa në konkurrencën e meshkujve Fresk Sylhasi me Simon Knezevic.

Nesër zhvillohen ndeshjet finale në fushat e tenisit në Brestovik të Pejës. /Telegrafi/