Teksa po përfundon numërimi i votave për përqindjet e partive politike, ka filluar edhe numërimi i votave për kandidatët brenda listave.
Telegrafi merr vesh se anëtarët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës që tash dihet se sigurt do të jenë deputetë të Kuvendit të Kosovës, janë: Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Pal Lekaj, Teuta Haxhiu dhe Time Kadriaj.
Teuta Haxhiu ka arritur t’i grumbullojë deri tash mbi 10 mijë vota.
Gjasat të mëdha për tu bërë deputet i ka edhe ish-komandanti i Koshares, Rrustem Berisha. /Telegrafi/