Telegrafi

Mësohen emrat e gjyqtarëve që do ta ndajnë drejtësinë për ndeshjen kthyese në mes të Feronikelit dhe TNS-ës

Feronikeli është duke u përgatitur për ndeshjen kthyese ndaj The New Saints në kuadër të raundin kualifikues në Ligën e Kampionëve.

Përballja e parë në mes të dy skuadra përfundoi 2-2, derisa në këtë javë do të zhvillohet edhe takimi final, ku do të mësohet se cila prej tyre do të kalojë në rrethin tjetër të garës më të madhe për klube në Evropë.

Tashmë janë mësuar katërshja e gjyqtarëve që do të ndajnë drejtësinë në mes të Feronikelit dhe The New Sanits, në takimin që zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Bëhet fjalë për një katërshe gjyqtarësh që vijnë nga Norvegjia dhe si kryesor kanë Espen Eskas. Ai do të ndihmohet nga dyshja Oystein Ytterland dhe Jon-Michael Knutsen.

Espen Eskas, gjyqtari kryesor i ndeshjes Feronikeli – The New Saints

Asistentë:

Oystein Ytterland (NOR)

Jon-Michael Knutsen (NOR)

Lexo po ashtu Feronikeli ndan tre mijë bileta falas për ndeshjen me TNS-në

Gjyqtar i katërt:

Kai Erik Steen (NOR). /Telegrafi/

Foto: Espen Eskas