Site icon Telegrafi

Mësohen emrat e dy yjeve të tjerë që do të paraqiten në filmin rreth James Bondit

Prodhuesit e James Bondit kanë njoftuar kohët e fundit se në filmin e 25 me radhë në rolin e agjentit sekret përsëri do ta luajë Daniel Craig. Gjithashtu, u prezantuan yje të rinj.

Mësohet se në rolin kryesor negativ do të paraqitet Rami Malek, i cili u bë i famshëm me rolin e Freddie Mercuryt në “Bohemian Rhapsody”. Gjithashtu, u zbulua se vajza e re e Bondit do të jetë Ana de Armas.

Tifozët e filmit e përshëndetën këtë përzgjidhje gjersa disa prej tyre komentuan se ajo ishte shumë e re për Craigun.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që ata të bashkëpunojnë. Ata punuan së bashku në filmin “Knives Out”.

Ana më parë u shfaqen në War Doggs, Knock Knock dhe Blade Runner 2049, për të cilën ajo mori Çmimin Saturn për rolin më të Mirë Mbështetës.

Ndryshe, në film do të shfaqen edhe Reifefyns, Naomi Harris, Rory Kinir, Li Seydux, Ben Visso, Jeffrey Wright, Dali Bensalah, David Denchik, Lashana Lynch, Billy Magnussen dhe të tjerë. /Telegrafi/

Exit mobile version