Telegrafi

Mësohen dy finalistët e finales së madhe në US Open

Kanë përfunduar dy ndeshjet gjysmëfinale në grandslamin e famshëm US Open.

Tanimë dy finalistët e mëdhenj të kësaj finale janë Casper Ruud dhe Carlos Alcaraz.

Tenisti norvegjez arriti të fitonte përballë Karen Khachanov pas katër seteve duke triumfuar me rezultat të përgjithshëm 3-1.

Ndërkohë Carlos Alcaraz ka pasur punë më të vështirë për ta eliminuar Frances Tiafoe me rezultat të përgjithshëm 3-2.

Ka qenë një duel që ka zgjatur hiq më pak se 4 orë e 22 minuta.

Finalja pritet të jetë gjithashtu mjaft e luftuar mes dy tenistëve të së tashmes, por mbi të gjitha të së ardhmes si Ruud dhe Alcaraz, të cilët në të kaluarën janë përballur tre herë me njëri-tjetrin teksa peshorja anon nga spanjolli që ka dy fitore dhe një humbje.

Finalja e madhe e US Open zhvillohet të dielën me fillim nga ora 22:00 me orën tonë lokale. /Telegrafi/