Site icon Telegrafi

Mësohen disa detaje rreth dasmës mes Almedës dhe “Çenarit”

Mediat turke kanë raportuar se Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman do të kurorëzohen më 13 shkurt të këtij viti.

Pikërisht këtë ditë ka lindur edhe modelja dhe këtë datë do ta duan ta festojnë dyfish.

Lexo po ashtu Si e kaluan vitin 2016 yjet turke dhe shqiptare në Turqi? (Foto)

Së fundi, kanë dalë edhe disa detaje rreth dasmës mes çiftit më të famshëm dhe më të përfolur në Turqi, transmeton Telegrafi.

Mësohet se ceremonia martesore tyre do të bëhet në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku Tolgahan ka edhe një villë.

Gjithçka do të bëhet me një rrjet të ngushtë të afërmish, ndërsa ceremonia festive më e zgjeruar do të mbahet në Stamboll.

Kujtojmë se muaj më parë, Sayisman bashkë me të atin i kërkuan dorën zyrtarisht në shtëpi, bukuroshes shqiptare. /Telegrafi/

Exit mobile version