Një burrë nga fshati Runikë i Skenderajt dyshohet se shtiu në gruan e tij duke e plagosur për vdekje sot rreth orës 17:00.
Siç merr vesh KALLXO.com, i dyshuari për vrasje fillimisht ka shtënë në gruan e tij, në shtëpinë e tij në Runikë dhe më pas ka shkuar në fshatin Radishevë ku ka qëlluar baxhanakun dhe gruan e tij të cilët i ka lënë të plagosur.
I dyshuari për vrasje është arrestuar nga Policia.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë më herët se i dyshuari është arrestuar dhe i është konfiskuar arma ndërsa Policia po i bën hetimet për t’i gjetur shkaktarët e këtij incidenti.