Ditë më parë u bë bujë e madhe se ka filluar një lidhje këngëtarja shqiptare.
Gjithë këtë e mohoi Adelina Berisha, duke thënë se këto janë vetëm spekulime dhe nuk ka asgjë të vërtetë.
Por, duke lënë pas këtë gjë, ajo ka filluar punën për projektin e ri muzikor, të cilin do ta publikoj gjatë javëve në vazhdim.
Siç ka thënë për Telegrafin, bukuroshja do të sjell një këngë të re ritmike duke shoqëruar me videoklip.
Ky i fundit do të xhirohet në Shqipëri prej produksionit muzikor MAX Production.
Gjithashtu për instrumentalin është përkujdes Cricket ndërsa tekstin e ka shkruar reperi Elinel.
Ndryshe, ky nuk do të jetë klipi i fundit për këtë vit i këngëtares, pasi që edhe gjatë muajve të ardhshme Adelina do të sjell projekte të reja. /Telegrafi/