Site icon Telegrafi

Mësohen detaje nga aksidenti ku humbi jetën çifti i cili u fundos në liqenin Kalimanci

Në Maqedoni sa vijnë e shtohen lajmet nga kronika e zezë dhe nga aksidentet që ndodhin dita ditës. Dje pasdite ka pësuar çifti nga fshati Dulica i qytetit Makedonska Kamenica të cilët me veturën ”Ford” janë zhytur në ujërat e liqeni Kalimanci, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas MPB-së çifti ka qenë duke u kthyer nga shtëpia e gruas dhe kanë pësuar aksident pasi kanë pasur një konflikt në shtëpinë e nënës së vajzës.

Konflikti ka vazhduar edhe në veturë, ku nga dëshmitarët thuhet se janë dëgjuar edhe piskama brenda në veturë para se ata të përfundojnë në liqen.

Lexo po ashtu Gjenden dy persona të vdekur në liqenin Kalimanci

Nëna e vajzës tashmë të vdekur e ka paraqitur rastin në polici ku thuhet se burri i vajzës D.S (41) ka mbërritur në shtëpinë e prindërve të vajzës dhe ka filluar një konflikt verbal me vajzën T.S (31). Pas konfliktit që të dy janë futur në veturë dhe janë nisur në drejtim të panjohur.

Trupi i pajetë i gruas është gjetur nga policia ndërsa trupi burrit mendohet të jetë në penën e liqeni artificial.

Trupi i vajzës ka pasur shenja dhune, konstatojnë mjekët e spitalit të Dellçevës./Telegrafi/

Exit mobile version