Sot përfundon viti shkollor për shkollat fillore dhe të mesme në Maqedoni dhe për këtë, njëkohësisht ka filluar edhe procesi i kthimit të librave të përdorura nga nxënësit në vitin shkollor 2018-2019. Gjithashtu, nxënësit do të marrin edhe librat për vitin shkollor 2019-2020, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ndërkohë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës në Maqedoni ka caktuar çmimoren për dorëzimin e librave të përdorura nëse të njejtat janë të dëmtuara tërësisht apo pjesërisht.
Çmimet dukshëm janë më të lira se vitin e kaluar, kur edhe pati kritika të ashpra nga prindërit ndaj ministrisë.
Këtë herë nëse libri i matematikës për klasën e gjashtë vlerësohet 436 denarë, nësë nxënësit të njejtin e sjellin të dëmtuar. Vitin e kaluar çmimi ishte 522 denarë.
Këto libra janë pjesë e projektit “Cambridge” që është futur në sistemin arsimor nga Qeveria e kaluar.
Çmimet e gjithë librave janë KËTU