Sot (e enjte) në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë në prani të Komisionit të Garave dhe përfaqësuesve të klubeve është bërë tërheqja e shortit për fazën çerekfinale të Kupës së Kosovës.
Kryetari i Komisionit, Abdyl Bellopoja, fillimisht i përshëndeti përfaqësuesit e klubeve në emër të presidentit Ademi dhe KE të FFK-së dhe u dëshiroi fat në short dhe gara.
E pas tërheqjes së shortit u caktuan këto çifte:
Feronikeli – Prishtina
Trepça’89 – Llapi
Istogu – A&N
Dukagjini – Drenica
Ndeshjet e këtij rrethi do të zhvillohen më 17 mars.