Tashmë janë kompletuar katër ekipet që kanë prekur gjysmëfinalen e këtij edicioni të Superkupës së Kosovës në basketboll.
Trepça, Prishtina, Peja dhe Golden Eagle Ylli janë katër ekipet që janë kualifikuar në gjysmëfinale dhe tani do të tentojnë të prekin finalen e madhe dhe eventualisht ta fitojnë trofeun.
Mitrovicasit për t’u kualifikuar në gjysmëfinale me shumë vështirësi e mposhtën ekipin e sapopromovuar në elitë KB Borën me rezultat 85-76.
Prishtina në anën tjetër po ashtu pati punë të vështirë në përballjen me KB Vëllaznimin të cilën në fund e fituan me rezultat të ngushtë 78-73.
Ekipi i fundit që siguroi gjysmëfinalen ishte Golden Eagle Ylli të cilët arritën ta mposhtin KB Bashkimin me rezultat 67-63.
Menjëherë pas përfundimit të kësaj ndeshje u hodh shorti për gjysmëfinalen dhe këto janë çiftet gjysmëfinaliste që do të luhen nesër (e hënë):
Sigal Prishtina – Peja (17:00)
Trepça – Golden Eagle Ylli (20:00)
/Telegrafi/