Telegrafi

Mësohen çiftet e para të 16-tës në Kupën e Botës

Pas përfundimit të katër ndeshjeve të ditës së hënë janë mësuar tashmë çiftet për 16-tën e Kupës së Botës “Rusia 2018”.

Grupi A dhe Grupi B kanë përfunduar tashmë tri ndeshjet e tyre të planifikuara për grupe dhe dihen ekipet e kualifikuara.

Nga Grupi A, lider ka dal Uruguai që ka fituar të tri ndeshjet dhe ka mbledhur nëntë pikë, ndërsa Rusia kalon nga vendi i dytë me gjashtë pikë.

Lexo po ashtu Rusia 2018

Nga Grupi B, Spanja ka kaluar si lider i grupit me dy barazime dhe një fitore, pra me pesë pikë të mbledhura, por aq edhe sa Portugalia në vendin e dytë.

Pas mësimit të katër skuadrave të para, tashmë janë mësuar edhe çiftet që do të luajnë në 16-tën e Kupës së Botës.

Uruguai (Getty Images)
Portugalia (Getty Images)

Rregullat e FIFA-s thonë se lideri i Grupit A, Uruguai, do të luajë ndaj vendit të dytë të Grupit B, në këtë rast Portugalisë.

Spanja (Getty Images)
Rusia (Getty Images)

Ndërsa, vendi i parë i Grupit B, Spanja, do të luaj ndaj vendin të dytë të Grupit A, nikoqirit Rusisë.

Dueli mes Uruguait dhe Portugalisë do të zhvillohet me 30 qershor, ndërsa ai në mes të Spanjës dhe Rusisë me 1 korrik. /Telegrafi/