Telegrafi

Mësohen çiftet e çerekfinales së Kupës së Kosovës

Është hedhur shorti për çiftet çerekfinale të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll.

Shorti i Kupës së Kosovës në Futboll ka bërë që të katër ndeshjet të jenë interesante.

Fati deshi që të ketë dy derbi në çerekfinale të Kupës së Kosovës, transmeton Telegrafi.

Ndeshja kryesore e çerekfinales është ajo në mes të Besës së Pejës së Prishtinës dhe derbi lokal i Mitrovicës, në mes të Trepçës dhe Trepçës ’89.

Dy takimet tjera janë ai në mes të Llapit dhe Lirisë së Prizrenit si dhe Drenicës ndaj Ferizajt.

Vlen të theksohet se në takimet luhet vetëm një ndeshje dhe jo dy si në vende tjera evropiane. /Telegrafi/

Çiftet

FC Trepça-  FC Trepça ‘89

FC Besa – FC Prishtina

FC Llapi – FC Liria

FC Drenica  – FC Ferizaj