Një ditë pasi Lionel Messi e fitoi çmimin ‘FIFA The Best’ në Milano, Tuttosport e ka publikuar listën prej 40 emrave që do të konkurrojnë për çmimin ‘Golden Boy’.
Një çmim që jepet nga gazetarët për futbollistin më të mirë të ri (nën moshën 21 vjeç) që luajnë në Evropë për një vit kalendarik.
Gazetat që votojnë janë: Bild (Gjermani), Blick (Zvicër), A Bola (Portugali), l’Équipe (Francë), France Football (Francë), Marca (Spanjë), Mundo Deportivo (Spanjë), Ta Nea (Greqi), Sport Express (Rusi), De Telegraaf (Holand ), dhe The Times (Britani e Madhe).
Secili votues ka të drejtë të votojë pesë lojtarë, duke i dhënë më të mirit 10 pikë, vendit të dytë shtatë pikë, vendit të tretë pesë pikë, tri pikë vendit të katërt dhe një pikë vendit të pestë.
Këtë çmim e kanë fituar deri më tani emra si Wayne Rooney, Lionel Messi, Cesc Fabregas, Sergio Aguero, Paul Pogba, Raheem Sterling dhe Anthony Martial.
Por ka edhe nga ata që kanë dështuar si Anderson në vitin 2008, Alexandre Pato në vitin 2009, Mario Balotelli në vitin 2010 dhe Renato Sanchez në vitin 2016.
Por dy të fundit po tregojnë nivel të lartë e ata janë Kylian Mbappe dhe Matthijs de Ligt.
Pra, kush janë 40 të nominuarit për çmimin e vitit 2019?
Aty ka emra dhe kandidatë serioz si – Joao Felix, Jadon Sancho dhe De Ligt që e ka fituar njëherë.
Më poshtë është lista e plotë e Tuttosport për 40 talentët. /Telegrafi/