Telegrafi

Mesitni për Anxhela Martinin

Vëllai i bukuroshes shqiptare, e cila jeton dhe zhvillon karrierën e saj si modele dhe stiliste në New York, Blerti Ceprati, ka zbuluar se në adresë të motrës së tij, mes shumë të tjerave kanë ardhur tre oferta për martesë nga tre familje mbretërore.

“E vërteta është që Angela është e kërkuar në të gjithë botën. Për propozime të veçanta që më pyesni, do të veçoja faktin që mbi tri familje mbretërore në botë janë munduar të krijojnë kontakt me të apo familjen tonë, por që motra i ka refuzuar”, ka thënë Blerti gjatë një interviste për Panorama. /Telegrafi/