Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq ka thënë se Bashkimi Evropian është shtëpia e përbashkët për vendet e rajonit dhe se NATO është ombrella e sigurisë.
Mesiq në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për nder të 25 vjetorit të çlirimit nga forcat okupuese serbe, tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtar, veçmas NATO-s parandaloi një krim masiv në Kosovë.
Ai vuri në dukje edhe sfidat aktuale të sigurisë në Ballkanin Perëndimor, veçmas në Kosovë dhe Bosnjë Hercegovinë.
Mesiq theksoi se arkitektura e kufijve në rajon ka përfunduar me shpalljen e pavarësisë së Kosovës. /Telegrafi/